Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje tjera fantastike.
Bayern Munich dhe Manchester City do të përballen në “Allianz Arena”, atje ku gjermanët do të kërkojnë përmbysje historike ndaj skuadrës angleze, por që natyrisht do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, shkruan GazetaBlic Sport.
“Qytetarët” triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 dhe tashmë me “një këmbë” janë në gjysmëfinalen e kompeticionit më të madh për klube në Evropë
Manchester City ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet e fundit kundër skuadrave gjermane në Ligën e Kampionëve të UEFA-s (16 fitore, 3 barazime), duke humbur jashtë ndaj RB Leipzig në fazën e grupeve 2021/22.
/GazetaBlic Sport/


