Sporti

Përballja e parë Conte-Spalletti, e çuditshme, por e vërtetë

12/06/2025 13:30
nga:N K

Përballja mes Antonio Conte dhe Luciano Spalletti në ndeshjen Napoli – Juventus po shihet si një nga duelet më intriguese të javës në Serie A dhe jo vetëm.

Sipas Sportmediaset, Juventusi i Spallettit ka vendosur të mos udhëtojë një ditë përpara në Napoli, por të mbërrijë vetëm pak orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e tensioneve të zakonshme të pritjes së tifozëve të skuadrës vendase .

Nga ana tjetër, Conte ka zgjedhur heshtjen totale mediatike, duke refuzuar çdo dalje para gazetarëve në prag të sfidës, një lëvizje që synon të mbajë ekipin e tij të fokusuar maksimalisht te fusha e blertë .

Kjo ndeshje shënon herën e parë që dy trajnerët përballen në një ndeshje zyrtare, pavarësisht se prej vitesh kanë qenë në skenën e futbollit italian në pozita të ndryshme . Napoli hyn në këtë duel me moral të lartë, pasi ka fituar gjashtë takimet e fundit ndaj Juventusit, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë të thyejnë më në fund tabunë dhe të qëndrojnë në garë për objektivat madhorë të sezonit .

Me atmosferën që sa vjen e nxehet, dhe me dy trajnerë që përfaqësojnë filozofi të forta dhe të ndryshme loje, përballja Conte – Spalletti premton të jetë një sfidë ku taktika, karakteri dhe presioni do të luhasin rol vendimtar.