Lajme

Përballja e madhe VV-PDK, ka ndodhur në “PolitikOff” te Kanal 10!

07/14/2024 11:16
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës janë përballur edhe me një ‘betejë’ tjetër.

Kësaj radhe jo në arenën e debatit – në Kuvend, por në një arenë tjetër, në fushën e blertë të futbollit.

Dy partitë më të mëdha në Kuvendin e Kosovës kanë zhvilluar ndeshje futbolli në kuadër të emisionit “PolitikOff”, të autorit Kushtrim Sadiku, i cili transmetohet në Kanalin 10.

Gazeta Blic ka siguruar fotografi të dy ekipeve në këtë përballje, por që ende nuk dihet se cili ishte fituesi i kësaj përballjeje, VV apo PDK.

Në foto politikanët e PDK dhe VV shihen së bashku me gazetarin dhe autorin e emisionit, Kushtrim Sadikun.

Gazeta Blic mëson se kjo është ndeshja e parë e ketij formati unik televiziv, i cili pritet të transmetohet gjatë muajit gusht.

Në këtë format pritet të paraqiten edhe subjektet tjera politike, ndërsa emisioni ka për qëllim që të shpalosë anën tjetër të politikanëve.

Përpos futbollit, politikanët e shndërruar ne futbollistë do të ballafaqohen edhe në debat me njeri- tjetrin, në një produksion të paparë televiz, siç ka paralajmerua autori i këtij emisioni, Kushtrim Sadiku.