Lajme

Për tri ditë në rajonin e Prishtinës u konfiskuan 35 patentë shoferë, 32 prej tyre për tejkalim në vijë të plotë

09/07/2023 15:31
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës gjatë tri ditëve të fundit janë konfiskuar 35 patentë shoferë, prej tyre 32 për tejkalim në vijë të plotë.

“Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik. Gjatë tri ditëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar 35 patentë shoferë, prej tyre 32 për kundërvajtjen tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në postim.

Postimi i plotë: