Lajme

Për tri ditë, 66 të lënduar në aksidente kërkojnë ndihmë në QKUK

06/27/2022 14:41
nga:G B

66 persona të lënduar në aksidente kanë kërkuar ndihmë në QKUK në tri ditët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Përpos tyre, trajtim në Klinikën Emergjente kanë marrë edhe 719 pacientë.

Njoftimi i plotë:

66 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë 3 ditëve të fundit.

Përveç tyre, në Klinikën Emergjente janë trajtuar edhe 719 pacientë, bën të ditur raporti i punës.

Nga ta, në Dhomën e Kujdesit të Avancuar Emergjent kanë marrë tretman mjekësor 200 qytetarë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 111 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 195.