Lajme

Për tre muaj, shqiptohen mbi 300 gjoba për paautorizim të armëve

08/13/2024 14:44
nga:N K

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka treguar se gjatë muajve maj, qershor, korrik të këtij viti janë dhënë 373 gjoba për posedim të paautorizuar të armëve.

Këtë e kanë konfirmuar nga PK-ja për GazetaBlic.

“Policia e Kosovës, gjatë tre muajve të fundit (maj, qershor, korrik 2024), ka iniciuar 373 raste karshi veprës penale nga neni 366 ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton ZIMP.

/GazetaBlic/

Policia e Kosovës paralajmëron dasmorët që ndalen në rrugë, ekspertët e komunikacionit japin detajet