Shkruan: Ilir Deda
1. Në vjeshtën e vitit 2001 u rihapen dyert e Kuvendit të Kosovës për te zgjedhurit e Kosovës. Kjo rihapje tregoi që liria ishte kthyer në Kosovë, dhe se ngadalë do të fillonte zhvillimi i demokracisë përfaqësuese parlamentare.
2. Kthimi në Kuvend ishte triumfi i përpjekjes politike dhe i luftës për liri. Dhe ishte gjithashtu fillimi i ri – që në atë Kuvend të lirë, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptar dhe të gjithë pjesëtarëve të popujve të tjerë në Kosovë, do të fillonin të ndërtonin institucionet e Kosovës së lirë, bashkë me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare si hisedare në lirinë e vendit.
3. Në këtë Kuvend u shpall pavarësia e Kosovës 7 vjet pas rihapjes së dyerve të tij.
4. Çdo institucion në Kosovë del nga Kuvendi, si institucioni më i lartë – Kuvendit dhe vetëm Kuvendit i nënshtrohet qeveria, i jep llogari presidenti, dhe bëhen ligjet që do të duhej të rregullonin e lehtësonin jetën në vend. E gjithë kjo e bazuar në Kushtetutë.
5. Supozohej se dyert e Kuvendit kurrë më dhe asnjëherë nuk do të mbylleshin për të zgjedhurit e popullit, sikur atëherë në korrik të vitit 1990 kur delegatët nuk u lejuan të mblidheshin brenda Kuvendit dhe të votonin për deklaratën kushtetuese për barazi e liri të Kosovës. Kjo deklaratë u votua, dhe e vendosi gurëthemelin e shtetësisë.
6. Askujt, kurrë dhe asnjëherë nuk i ka shku në mend që një çerek shekulli pas rihapjes së dyerve të Kuvendit ato dyer do të mbylleshin për të zgjedhurit e popullit që duan të mbrojnë rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë në Kosovën e lirë, demorkatike e të pavarur.
7. Seanca e sotme është plotësisht jashtë kushtetuese, pa bazë në Kushtetutë, pa kurrfarë mundësie të prodhojë zgjidhje legale e kushtetuese. Rrjedhimisht,
cilido vendim i sotëm duhet të validohet nga Gjykata Kushtetuese.


