Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë, njëkohësisht edhe golin e parë në sezonin e ri Real Madridit.
Muriqi arriti ta kalonte Mallorcën në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Por, statistikë interesante është që “Pirati” nga Kosova po ia shënon Realit golin e parë në dy sezone rresht.
Kjo pasi Muriqi i pati shënuar Realit gol edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar e cila pati përfunduar baras me rezultat 1:1 me golat e Rodrygos në të 13-ën dhe Muriqit në të 53-ën.


