Sporti

Për të 19-in vit radhazi, Federer fiton çmimin si i preferuari i tifozëve

12/16/2021 23:29
nga:E K

Roger Federer ka fituar çmimin si i preferuari i tifozëve për vitin 2021 për të 19-in vit radhazi.

Federer fitoi çmimin mbi 100 lojtarët e tjerë më të mirë në listë, duke përfshirë Novak Djokovic dhe Rafael Nadal.

Zvicërani mbeti lojtari më i popullarizuar në mesin e tifozëve, pavarësisht se luajti vetëm 13 ndeshje të turneve këtë vit.

Fituesi i çmimit të preferuar të tifozëve ATP zgjidhet tërësisht nga tifozët, të cilët mund të votojnë online për lojtarin e tyre të preferuar. Mbështetësit e Federer dolën në fuqi për të 19-in vit radhazi.

Duke luajtur fare pak ndeshje dhe duke e rrëmbyer sërish këtë çmim, Federer e dëshmon popullaritetin e jashtëzakonshëm që ka në botë, duke qenë i pakonkurrencë si tenisti më i preferuar në këtë sport nga publiku.