Mësimi në shkollën “Aziz Sylejmani”, në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Mitrovicës për shkaqe sigurie do të mbahet pjesërisht.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova, drejtori i shkollës “Aziz Sylejmani” Flamur Gacaferi.
“Për shkaqe sigurie sot nuk është mbajtur mësimi me tri klasat e ciklit të lartë, ndërsa punohet me ciklin e ulët”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se për nivelin e lartë nuk është duke u mbajtur procesi mësimor, derisa ka shtuar se janë në kontakt me prindërit dhe se shpresojnë që nesër të normalizohet edhe procesi mësimor për ciklin e lartë.


