Lajme

Për shkak të votave të pamjaftueshme, përsëritet konkursi për anëtar të KPM-së

06/22/2022 12:07
nga:N M

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është edhe zgjedhja e një anëtari të bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Votimi do të mbahet i fshehte, ndërsa në komisionin e votimit nga VV është Arjeta Fejza, nga PDK, Ganimete Musliu, nga LDK, Agim Veliu dhe nga AAK, Time Kandriaj.

Për komisionin e votimit kanë votuar 78 deputetë.

Kandidatë për anëtarë të bordit janë Violeta Kelmendi dhe Teuta Morina. Pas votimit, 42 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Mirëpo, për shkak të mos-marrjes së mjaftueshme të votave nga asnjëra kandidate, konkursi përsëritet.

Kurti flet sërish për marrëveshjen për energjinë, krejt çka deklaroi në mbledhjen e Qeverisë