Sporti

Për shkak të situatës në vendin e saj, tenistja ukrainase nuk i jep dorën kundërshtares nga Bjellorusia

09/01/2022 19:04
nga:Mergim Rreci

Një moment interesant ndodhi në US Open gjatë ndeshjes mes Marta Kostyuk (Ukrianë) dhe Victoria Azarenka (Bjellorusia).

Në fundin e ndeshjes, teniserja ukrainase nuk ia zgjati dorën kundërshtares – por vetëm e përshëndeti atë me reketë, shkruan LIG Sport.

Kjo vjen për shkak të situatës në Ukrainë. Pra shteti i Bjellorusisë ka dal haptas në mbështetje të Rusisë gjatë kësaj lufte.

Megjithatë, meçin e fitoi tenisja bjelloruse 2-0 në sete duke u kualifikuar në 1/16 e finales.