Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës ishte dashur të prezantonte një fanellë të re për vitin 2022 në ndeshjen ndaj Rumanisë, por ata luajtën me fanella të vitit 2017. Në fund humbën 4:1, por më herët siguruan vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.
Furnizuesi i tyre i pajisjeve bëri një gabim. Footy Headlines shkruan se për gjithçka ka fajin Adidas, pasi nuk ia dorëzuan fanellat në kohë kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës. Kjo është arsyeja pse ata duhej të luanin me fanellat e vjetra.
“Pavarësisht se muajin e kaluar prezantuan fanella të reja me fanella për kombëtaren e BiH-së, kundër Rumanisë ata luajtën me fanellat e vjetra sepse Adidas kishte probleme me dërgimin e fanellave”, shkruan Footy Headlines.
Fanella e re do të promovohet në vitin 2023, kur do të fillojnë kualifikimet e Kampionatit Evropian.
/GazetaBlic Sport


