Në Policinë Rajonale të Ferizajit gjatë muajit janar të këtij viti janë raportuar 26 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në disa pjesë të këtij rajoni, shkruan GazetaBlic.
Në njoftim thuhet se 18 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 4 raste në Shtërpcë, 3 raste në Shtime, dhe një rast në Kaçanik.
Për krahasim, gjatë muajit janar 2024, ishin raportuar gjithsej 25 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur 17 raste në Ferizaj, 3 raste në Kaçanik, 2 raste në Shtime, 2 raste në Shtërpcë, si dhe një rast në Hani Elezit.
Komunikata e plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Raporti mujor mbi dhunën në familje në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje. Gjatë muajit janar 2025, janë raportuar gjithsej 26 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si më poshtë:
-18 raste në Ferizaj
– 4 raste në Shtërpcë
– 3 raste në Shtime
– 1 rast në Kaçanik
Për krahasim, gjatë muajit janar 2024, ishin raportuar gjithsej 25 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon:
-17 raste në Ferizaj
– 3 raste në Kaçanik
– 2 raste në Shtime
– 2 raste në Shtërpcë
– 1 rast në Hani Elezit
Ftesë për Bashkëpunim
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.
Çdo rast mund të raportohet në këto mënyra:
– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406


