Lajme

“Për një muaj më vdiqën 2 anëtarë të familjes së ngushtë në mungesë të terapisë në spital, zotnia me mindil nuk iu përgjigj pyetjes sime”

05/06/2021 23:16
nga:Gazeta Blic

Ardian Kastrati, deputet i PDK-së në “Politiko” ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk po përgjigjet pyetjes së tij se se pse nuk ka ilaçe për trajtimin e të sëmurëve nëpër spitale.

Kastrati ka theksuar dy anëtarë të ngushtë të familjes së tij kanë vedkur në mungesë të terapisë.

Ai tha se ministri Vitia nuk i është përgjigj në disa pyetje.

”Vitia nuk më është përgjigjur mua pse mua më kanë vdekur që një muaj dy anëtarë të ngushtë të familjes për mungesë të terapisë në spitalin e Prishtinës. Ekzistojnë protokolle të Ministrisë së Shëndetësisë që zoti. Vitia me mindil i ikte kësaj pyetjes time se pse nuk e siguroi terapinë”, tha ai.

Kastrati për Pecin: Ky në vend se me qenë nëpër ara, vjen në parlament