Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 185 urdhëresa të gjykatës.
Prej tyre 59 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”, njofton policia.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 12 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3387 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.