Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se përgjatë një jave (10.01.2025 – 16.01.2025) në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 1246 gjoba trafiku, shkruan GazetaBlic.
Në njoftim thueht se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntë (9) ngasës.
Po ashtu, me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.