Përgjatë një jave në rajonin e Ferizajit janë raportuar 11 raste të vjedhjeve, shkruan GazetaBlic.
Sipas njoftimit të tyre, 9 nga to kanë ndodhur në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një rast në Shtime.
Tutje thuhet se në këtë rajon janë raportuar edhe 6 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur : 4 raste në Ferizaj, një rast në Shtime dhe një rast në Kaçanik.
Ndërsa, policia ka arrestuar 37 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim.