Lajme

“Për një javë ditë do të jem te djali në Zvicër”- Postimi i veçantë i kryetarit të Dragashit!

11/19/2025 08:52
nga:Y I

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka postuar një fotografi të veçantë në profilin e tij në Facebook.

Me veshje sportive ai ka bërë një njoftim për ndjekësit e tij.

Xheladini ka njoftuar se për një javë të tërë, nuk do të jetë në Kosovë.

Ai ka treguar se do të shkojë për vizitë tek djali i tij në Zvicër.

“Të nderuar miq, shokë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë të mi, ju njoftoj se nga sot e deri sot një javë do të jem jashtë shtetit, tek djali im në Zvicër. Ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar ai.