Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, bazuar në komunikatën e lëshuar për media, janë shqiptuar 1.567 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 21 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Po ashtu, në këtë vazhdë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente, prej tyre 12 me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”.


