Analistët politik, Bardhyl Meta e Blerim Gashi janë përplasur pas vendimit të Qeverisë Kurti për moslejimin e mbajtjes së zgjdhjeve serbe në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
“Për mua këndoj edhe këngë Albin Kurtit”, i tha Meta analistit Blerim Gashit.
Ndërsa, Gashi tha se vendimi i Qeverisë Kurti është i drejtë dhe se Kosova është shtet sovran.
Sipas tij, ne nuk duhet vetë të heqim dorë nga sovraniteti.
Pas këtij debati, ka reaguar edhe analisti tjetër politik, Halil Matoshi i cili tha se Meta po e nënçmon panelin.
“Edhe JO-ja edhe PO-ja mund të dakordohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai në Emisionin Politiko në Kanal 10.
Ai tha se edhe për targat na bën presion, por në fund nuk ndodhi asgjë, pos që u arritë marrëveshja.


