Sporti

‘Për mua ai është më i miri’: Raul Asencio jep mendimin e tij për garën për Topin e Artë 2026

10/08/2026 08:16
nga:L J

Raul Asencio u pyet për mundësinë që shoku i tij i skuadrës te Real Madridi, Mbappe të fitonte “Topin e Artë” të vitit 2026 dhe e konsideroi këtë si një gjë të drejtë.

Mbrojtësi theksoi se e njeh mirë nivelin e lojës së tij dhe se, për më tepër, ka pasur mundësinë të përballet me pothuajse të gjithë futbollistët e nominuar për këtë çmim.

“Mendoj se do të ishte e drejtë, e shoh çdo ditë. Përveç kësaj, jam përballur me rivalët që janë nominuar – praktikisht me të gjithë ata – dhe për mua, ai [Mbappe] është më i miri,” deklaroi ai.

“Ai është më i miri. I di cilësitë që ka: golashënuesi më i mirë, fitues i ‘Këpucës së Artë’… çfarë mund të kërkojmë më shumë?” – theksoi mbrojtësi qendror, i cili beson se këto rekorde duhet të kenë peshë kur bëhet fjalë për një vlerësim individual.

“Në fund të fundit, është një çmim individual,” shtoi Asencio duke iu referuar garës për “Topin e Artë”.

/GazetaBlic Sport