Adriana Matoshi ka reaguar sërish rreth rastit të 18 vjeçares nga Ferizaji.
Deputetja Adriana Matoshi sot menjëherë ka reaguar për rastin e Marigonë Osmanit, e cila u dërgua në QKMF-në e Ferizajit pa shenja jete nga autorët e vrasjes Arber Sejdiu e Dardan Krivaqa.
Të gjithë janë tronditur nga rasti duke i shprehë ngushëllime familjes dhe duke reaguar me statuse në rrjetet sociale ndaj dy personave në fjalë për vepren penale ku kanë shpërthyer me ofendime nga më të rëndat.

Por, deputetja nuk është ndalur vetëm me një status, ajo para pak minutash ka reaguar sërish në lidhje me Dardanin i cili është në arrati duke pretenduar se dikush po e ndihmon të fshehet.

“Për momentin dukush po e ushqen vrasësin e 18 vjeçares, po i jep forcë e po thotë që ka me u bo mirë…Edhe ti je vrasës, bashkëpjesëtarë i këtij krimi. Burrë bahesh kur vet e dorzon ne polici vrasësin e ndërgjegjen do ta kesh të pastër përjetësisht!, ka shkruar deputetja dhe aktorja e njohur kosovare.


