Opinion

Për Kurtin nuk është më e rëndësishmja a po shkojmë apo jo në zgjedhje

04/21/2026 16:03
nga:Faton Abdullahu

Shkruan: Faton Abdullahu

Për Kurtin nuk është më e rëndësishmja a po shkojmë apo jo në zgjedhje. Jo, më e rëndësishmja është që:

1) Të qeverisë, pra ti ketë parat në dorë por ta kufizoj llogaridhënjen se ku dhe si po i shpenzon. Shkuarja në zgjedhje pa ndal dhe mos përfundimi i krijimit të institucioneve, ja mundëson këtë.

2) Të mos e ndaj pushtetin me askend e nëse e ndan ai pushtet për tjetrin të jetë dekorativ e pa ndikim të cilin mund ta largoj kur të dojë, duke i akuzuar për dështim

3) Ta përzgjedh presidentin vetë, që ta kontrolloj pandalshëm mundësinë që ShBA ta ketë dikend tjetër partner të mundshëm.

4) Për kreditë e çdo suksesi pa mund (rroga e 13, 100 euro për këta, 100 për ata) të përfitoj vetëm ai dhe VV-ja e tij.

5) Për çdo dështim t’i fajsoj ata që nuk janë me te në pushtet.

6) Ta përdorë fajsimin që e ka bërë me sukses për të kalumën, edhe për të ardhmen të cilën e përdorë aktive në të tashmen. Këtë e bën sidomos ndaj PDK-së.

7) Të mos shkoj në asnjë variant me PDK-në koalicion sepse mund ta humb mundësisë për ta mbajtur fajtorin kujdestar gjallë dhe aktiv.

8.) Të vazhdoj e forcoj lidhjet e reja me majtistët populist te Evropës ku antiamerikanizm dhe antiglobalizmi janë busollë orientuese. Një nga arsyet kryesore pse PDK sot nuk është e majt.