Lajme

Për Kryesinë e re dhe nënkryetarët vendos Memli Krasniqi- ky është vendimi i parë që do ta marr Kryesia e PDK

07/05/2021 12:47
nga:N M

Gjithçka që dihet deri tani është se Memli Krasniqi është zgjedhur të shtunën, kryetar i ri i Partisë Demorkatike të Kosovës gjatë Konventës së 10 të kësaj partia, pa asnjë kundër kandidat.

Por, kjo është vetëm një nga procedurat që ka përfunduar.

Kryesia e re e kësaj parti ende nuk është zgjedhur.

Por cilat janë procedurat dhe kush mund t`i emëroj anëtarët e Kryesisë- që është organi më i lartë i një parti e që nga aty dalin edhe vendimet e mëdha.

Në ditën kur është votuar Memli Krasniqi, Këshilli Drejtues i PDK -së ka vendosur që kryetari i ri të ketë të drejtën ekskluzive për të emëruar anëtarët e rinj të Kryesisë, por që ata do të votohen formalisht në Këshillin Drejtues.

Betim Gjoshi, sekretar elektoral në PDK i ka thënë Gazeta Blic se Partia Demokratike e Kosovës së shpejti do ta ketë Kryesinë e re.

“Kryesia ka mundësi t`i ketë 27 anëtar, por nuk përjashtohet që Kryesia e re të përbëhet nga 33 sosh kjo varet nga Kryetari i ri”, ka thënë shkurt Gjoshi.

Momentalisht nuk ka ndonjë emër se kush mund të jetë pjesë e Kryesisë së PDK e as që Këshilli Drejtues të mblidhet gjatë kësaj jave.

Por në momentin që Kryesi e re të konsolidohet e pret një punë goxha e madhe.

“Anëtarët e Kryesisë së re do të zyrtarizojnë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për kandidat për kryetar të komunave në nivel vendi”, ka shtuar Gjoshi për Gazeta Blic.

Pak ditë para shpalljen së garës për kryetar të PDK edhe ushtruesi i detyrës Enevr Hoxhaj, por edhe të gjitha anëtarët e Kryesisë kanë dhënë dorëheqje si anëtar të Kryesisë në mënyrë që të emërohen anëtarët e rinj të partisë që aktualisht është më e madhja në vend.

Por përveç anëtareve të kryesisë në këtë parti pritet të emërohen edhe nënkryetari i parë dhe nënkryetarët e tjerë të PDK-së.

Ndërkohë burime të Gazeta Blic tregojnë se Vlora Çitaku pritet të emërohet nënkryetare e parë e partisë, përderisa Enver Hoxhaj dhe disa të tjerë do të mbajnë pozitën e nënkryetarit të PDK-së./ Gazeta Blic

Kryeministri Bennett ia kthen letrën Kurtit: Izraeli do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore