Showtime

Për kënaqësinë e Ilirit dhe gjithë publikut! Inva Mula emocionon me performancën ‘live’

02/19/2022 01:05
nga:Gazeta Blic

Ilir Shaqiri doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” për të shkuar drejt Teatrit të Operas dhe Baletin, aty ku është rritur teksa shikonte nënën të kërcente.

Një kërcim me nënën ai pati mundësi ta shijonte sonte, për herë të parë në godinën e rikonstruktuar, ndërkohë që i shoqëronte sopranoja Inva Mula.

Më pas ajo këndoi për familjen Shaqiri dhe miliona shqiptarë që po ndjekin sot finalen e madhe të “Big Brother VIP”.