Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka premtuar përkrahje për kafshët e kryeqytetit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpresh ata që kujdesen për qentë dhe macet endacakë bëjnë një punë të madhe por nuk vlerësohen.
“Ne e dimë që kjo punë nuk është e lehtë dhe nuk duhet të mbetet vetëm mbi supet e aktivistëve. Prandaj, premtojmë që çdo konsultim e çdo vendim për çështjen e kafshëve do ta marrim bashkë me ta”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Për kafshët e Prishtinës!
Ata që kujdesen për qentë dhe macet endacakë bëjnë një punë të madhe, shpesh pa u vlerësuar. Ata e bëjnë prej shpirtit, me humanitet e dashni të vërtetë.
Ne e dimë që kjo punë nuk është e lehtë dhe nuk duhet të mbetet vetëm mbi supet e aktivistëve. Prandaj, premtojmë që çdo konsultim e çdo vendim për çështjen e kafshëve do ta marrim bashkë me ta.
Sepse një qytet i mirëfilltë matet edhe nga mënyra se si sillet me kafshët e tij.
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


