“Për inati të Albin Kurtit, qashtu është puna edhe kanë dalë në protestē”.
Kështu e ka cilësuar protestën e së shtunës kundër shtrejntimit të rrymës, analisti politik, Krenar Shala, raporton Gazeta Blic.
Ndërkaq, analisti politik Arben Ahmeti ka theksuar se të gjitha qeveritë e kanë blerë paqen sociale.
”Albin Kurti që thoshte se energjia elektrike ishte shumë e shtrejntë, tash thotë se është aq e lirë energjia, saqë nuk e dinë as sa iu vie fatura”, tha ai në “Politiko” me Kanal 10.
Ai tha se qeverisja Kurti po e rritë PSD-në.
Ndërsa, Bardhyl Hasanpapaj e konsideron si të drejtë kauzën e protestës kundër shtrejntimit të energjisë.
Emisionin e plotë e ndiqni në linkun në vijim:


