Lajme

“Për herë të parë rishikimi i buxhetit është bërë pa pazare politike”

07/28/2021 18:12
nga:Q R

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

“Kuvendi e miratoi ligjin nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. Me këtë rast i mbylli punimet e kësaj seance plenare”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Vetëm një amandament i opozitës ka kaluar nga 35 sa ishin gjithsej.

Amandamenti i opozites u bë nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra për ndërtimin e një kopshti femijësh në Skenderaj, njofton Klan Kosova.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, tha se është hera e parë që rishikimi i buxhetit është bërë pa pazare politike.

Rrahmani tha se çdo herë deputetët dhe kryetarët e komunave kanë bërë kërkesa në mënyrë që ti plotësojnë egot e tyre në zgjedhjet lokale.

“Për herë të parë është bërë pa pazare politike. Jemi mësuar çdo herë që qoftë deputetë qoftë kryetarë komunash të bëjnë kërkesa dhe amandamente në mënyrë që të plotësojnë kryesisht egot e tyre para zgjedhjeve lokale për t’i shfrytëzuar ato në fushata. E që ato nuk kanë reflektuar me punë të mira në terren”, tha ai në KlanKosova.

“Kësaj radhe e kaluam një rishikim të buxhetit në mënyrën më të mirë të mundur. Besojmë që ky buxhet do të reflektojë në nevojat e qytetarëve”.

“Kapja e shtetit” përmes punësimeve familjare