Showtime

Për herë të parë, djali i Jozefina Topallit konfirmon lidhjen me ish-Missin

02/14/2022 18:57
nga:Donika Fetahu

Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozafina Topalli, Genari, është përfolur shumë së fundmi nga mediet rozë se mund të jetë në një lidhje dashurie me ish-Missin shqiptar, Cindy Marina.

Ndonëse janë fotografuar disa herë bashkë, dyshja nuk e kishin pranuar asnjëherë publikisht se mund të ndodheshin në një marrëdhënie, deri më sot.

Ka qenë vetë Cindy, e cila në ditën e të dashuruarve ka postuar në Instastory, një foto ku shfaqet në krahë të Genarit.

Ata duken shumë të qeshur krah njëri-tjetrit, duke konfirmuar kështu dashurinë mes tyre.