Derbi i Londrës së Veriut mes Arsenalit dhe Tottenhamit do të luhet për herë të parë jashtë Britanisë së Madhe.
Të dy skuadrat njoftuan të hënën se do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin e sapohapur Kai Tak në Hong Kong më 31 korrik. Ndeshja do të jetë pjesë e festivalit të futbollit në Hong Kong.
Këtë sezon, skuadra e Mikel Artetës i ka fituar të dyja ndeshjet derbi të Premier League.
Kai Tak, me një kapacitet për 50,000 njerëz, u hap zyrtarisht më 1 mars. Kostoja e kompleksit sportiv modern ishte më shumë se 3 miliardë euro.
/GazetaBlic Sport/


