Sporti

Për Ditën e Çlirimit të Skenderajt, futbollistët e Regensburgut vizitojnë babain e Thaçit në Burojë

06/18/2023 12:47
nga:Lorik J

Në prag të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, futbollistët e FC Kosova Regensburg në Gjermani, e kanë vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë, Haxhi Thaçin.

Menaxhmenti i FC Regensburg i dhanë mbështetje morale babait të Thaçit, duke shprehur bindjen se që të gjithë ata në Hagë do të kthehen faqebardhë te familjet e tyre në Kosovë.

Ndryshe, sot Komuna e Skenderajt feston përvjetorin e çlirimit nga forcat serbe.