Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj zv/ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për heqjen e reklamave nga autostradat, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka kaluar 1 vit e gjysmë qeverisje dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës.
Këtë ai e ka quajtur mjerim.
Postimi i tij i plotë:
Para dy ditësh zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, e prezantoi si sukses largimin e reklamave nga autostradat. Ndërkohë, ka kaluar një vit e gjysmë qeverisje dhe nuk është shtruar asnjë metër asfalt në magjistralet e Kosovës, nëpër të cilat qytetarët vazhdojnë të maltretohen çdo ditë. Për besë mjerim.


