Lajme

Për Bajram në veri të vendit u tentua për nxitje të përçarjes

06/08/2025 09:27
nga:G B

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë festës së Kurban Bajramit në Mitrovicën e Veriut pati raste të nxitjes së përçarjes.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, në rrugët në veri të vendit u vërejtën shkrime me përmbajtjen “Kosova është Serbi”.

Lidhur me rastin, organet e rendit kanë nisur hetimet.

“Raportohet se në rrugë janë vërejtur shkrime me përmbajtjen Kosovo je Srbija. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.