Lajme

Për adhuruesit e kopshteve shtëpiake, PRIAM ofron një oazë të mundësive!

08/23/2021 10:52
nga:Gazeta Blic

Ku ka më mirë se të shijosh lulet dhe gjelbërimin në kopshtin tënd të shtëpisë? Kopshtet shtëpiake mund të krijohen në shumë forma, disa parcela toke të mbjellura për perime të freskëta e organike drejt nga oborri i shtëpisë, lule të bukura në vazo, apo pemët që krijojnë hije kur temperaturat në sezonën e verës ngriten.

Përfitimet e kopshteve shtëpiake janë të shumëllojshme dhe kanë qenë objekt i studimit për shumë vite nga universitete të ndryshme. Prej begative organike që mund të konsumohen të freskëta nga oborri, e deri te avantazhet tjera shëndetësore, ajrin e pastër, qetësinë dhe freskinë, etj, kopshtet shtëpiake luajnë një rol tejet të rëndësishëm edhe në sjelljen e njerëzve.
Universiteti i Vermont në Amerikë në një studim kishte përmendur kopshtarinë, sidomos tek të rinjtë dhe fëmijët, si një formë për të ndikuar në rritjen e tendencës për ushqyeshmëri të mirë e të shëndetshme, si dhe jetë më aktive. Duke shtuar tutje edhe përfitimet në shëndetin mental, e jo vetëm fizik.

Në lagjen PRIAM, kopshtet shtëpiake përbëjnë një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm brenda oborreve shtëpiake por në të gjithë lagjen. Ne jemi përkujdesur që në një kohë kur urbanizmi i vrazhdë po minimizon mundësinë e një jete të shëndetshme dhe po rrezikon mjedisin ku jetojë, të krijojmë të kundërtën. Një mjedis cilësor, të mbrojtur dhe që ofron të gjitha predispozitat për një jetë të shëndetshme e kualitative si dhe zhvillim të qëndrueshëm për fëmijët që rriten në lagjen tonë.

Për shumë pronarë të shtëpive, mbjellja e një kopshti siguron kënaqësi. Procesi i mbjelljes dhe shijimit të fryteve që keni mbjellë, padyshim ndikon në përmbushje emocionale dhe koncentrim në krijimtari. Studimet tregojnë se këto procese janë aktivitete relaksuese, lirojnë stresin dhe kanë një mori përfitimesh në aspektin e shëndetit mendor.
Ndërkaq në aspektin e shëndetit familjar, kujdesi për bimët i jep të gjithë familjes një mundësi për të punuar së bashku. Dhe kjo nuk është e tëra, nëse keni fqinjë që gjithashtu kopshtojnë, aktiviteti ndonjëherë ofron ndërveprim shoqëror.
PRIAM u përkujdes deri në detajin më të vogël, që shtëpia juaj e re të jetë një oazë mundësisht. Andaj, çka po pret?
Shijoje këtë oazë, sepse PRIAM ka hap dyert për ty!

Thirr në 045 77 88 99 dhe cakto terminin tënd për të parë lagjen e shtëpitë!