Lajme

Për 7 ditë policia në Ferzizaj arrestoi 73 persona

07/18/2022 10:58
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë realizuar 73 urdhëresa ë lëshuara nga gjykata për personat që ishin në kërkim, raporton Gazeta Blic.

Sipas policisë krejt kjo ka ndodhur në rajonin e Ferziaj.

Ata kanë publikuar edhe një numër ku secili qytetarë që ka informata për personat në kërkim të lajmërojnë policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës
Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 11-17/korrik/2022 janë realizuar 73 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.