Lajme

Për 3 javë, mbi 3 mijë persona kërkuan ndihmë mjekësore në QKMF dhe QMF-të e Prishtinës

03/30/2024 13:32
nga:Y I

Mbi 3 mijë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor gjatë tri javëve në QKMF-në kryesore të kryeqytetit dhe në 16-të QMF-të për shkak të simptomave të gripit sezonal.

Në QKMF e Prishtinës me njësit e saj janë kryer këto kontrolle.

Nga 5 e deri në 49 vjeç është mosha më e prekur deri tani me këtë grip.

1 mijë e 763 persona të kësaj moshe janë kontrolluar gjatë muajit mars.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani.

Hashani tha se 810 pacientë kanë vizituar qendrat për gripin sezonal mbi moshën 50 vjeç.

“469 pacientë prej 0-4 vjeç, 5 deri 49 vjeç 1 mijë e 763 pacientë, mbi 50 vjeç janë kontrolluar 810 pacientë ndërsa numri total për tre javët e marsit është 3 mijë e 42”, bërë të ditur Hashani.