Lajme

Për 24 orë, raportohen shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë

01/13/2025 09:13
nga:N K

Shtatë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në rastin e dytë një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Dy raste janë raportuar edhe në Fushë Kosovë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë i dyshuari është në arrari.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati”, njofton polocia.

Ndërsa në Rahovec një grua është dërguar në emergjencë pasi pas një mosmarrëveshje me burrin e saj ajo ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme.

Viktima është duke u trajtuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Një burrë tjetër është arrestuar në Klinë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua. Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari m/k, pas një mosmarrëveshje, dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.