Lajme

Për 24 orë policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba

03/12/2025 11:19
nga:Y I

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2310 gjoba trafiku.

Nga policia është bërë e ditur edhe se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 23 persona.

Po ashtu, në raport shtohet se kanë ndodhur 41 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 22 me të lënduar.