Lajme

Për 24 orë, 248 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë

05/19/2022 12:41
nga:N M

Gjatë 24 orëve të fundit, 248 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas SHSKUK-së prej tyre, 35 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 42 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 91 në Dhomën e Shërbimit Internistik.

14 qytetarë kanë marrë tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve në aksidente trafiku.

Tahiri (AAK): Ligji për Trustin të vijë sa më shpejt në Kuvend, paratë të kalojnë tek qytetarët