Lajme

Për 22 vjet në Kosovë u hoqën 92 mijë mjete shpërthyese

04/05/2021 10:53
nga:Q R

Që nga viti 1999 e deri më tani në Kosovë janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese, 23,700 mina antipersonale dhe 6120 mina antitank, përcjell GazetaBlic.

Për 22 vjet janë hequr edhe 22,500 bomba kasetore, 40,000 mjete tjera konvencionale dhe të gjitha këto pa asnjë aksident , falë punës disiplinës dhe profesionalizimit të secilit deminer.

“Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjithë kolegëve deminerë , organizatave civile të deminimit në Kosovë: HALO Trust, NPA , po ashtu ekipeve të EOD-së të KFOR-it, i falënderon për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Duke ju uruar 4 Prillin ,,Ditën Ndërkombëtare të Vetëdijesimit ndaj rrezikut nga minat”. Falënderim i veçantë çdokujt që ka ndihmuar Kosovën në këtë rrugëtim, me punën e secilit që nga viti 1999 e deri më sot 04 Prill 2021 në Kosovë janë pastruar: Mbi 52 milionë metra katrorë fusha të minuara, janë hequr mbi 92 mijë mjete shpërthyese, 23,700 mina antipersonale, 6120 mina antitank, 22,500 bomba kasetore, 40,000 mjete tjera konvencionale dhe të gjitha këto pa asnjë aksident , falë punës disiplinës dhe profesionalizimit të secilit deminer”, tregojnë të dhënat e publikuara nga Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Borell uron Osmanin: Kosova të përqëndrohet në dialog