Sporti

Pepe vazhdon të shkëlqejë, vendos rekord pas rekordi në Champions League

12/14/2023 16:17
nga:Lorik J

Qendërmbrojtësi legjendar Pepe ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e Champions League.

Mbrojtësi i Porto u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar në Champions me golin e tij kundër Shakhtar Donetsk, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, kjo nuk është gjëja më interesante në këtë rast. Pepe ishte lojtari i vetëm mbi moshën 40 vjeç që mori pjesë në turne. Tani ky gol i tij nuk është unik sepse ai tashmë ka dy gola pas kësaj moshe.

Para se të shënonte kundër Shakhtar Donetsk në një sukses 5-3 në Estadio do Dragao, ai shënoi në të njëjtin stadium në një fitore 2-0 ndaj Royal Antwerp, këtë sezon.

/GazetaBlic Sport