Kupa e Botës 2022

Pepe: Ronaldo e di më së miri se gjëja më e rëndësishme është skuadra, ndaj Marokut do jetë betejë e madhe sportive

12/07/2022 08:30
nga:Lorik J

Pepe, mbrojtësi i Portugalisë që shënoi në fitoren 6-1 kundër Zvicrës në 1/16 e Kupës së Botës, foli për suksesin e radhës nga kombëtarja e tij.

Ai potencoi se kombëtarja është në rritje, teksa për mos inkuadrimin e Ronaldos nga minuta e parë tha se ai e di më së miri se skuadra është më e rëndësishmja momentalisht, përcjell GazetaBlic Sport.

“Cristiano Ronaldo e di shumë mirë se gjëja më e rëndësishme jemi ne. Ajo që ndodhi ishte zgjedhje e trajnerit dhe duhet respektuar”, tha fillimisht Pepe për RTP3.

Më pas duke folur për çerekfinalen do të duhet të luajnë kundër Marokut: “Në futboll sot nuk mjafton vetëm të kesh cilësi. Duhet të punosh shumë dhe të përgatitesh në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo ndeshje do të jetë një betejë e madhe sportive”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport