Sporti

Pepe Reina pensionohet nga futbolli pas 26 vitesh në nivelin më të lartë

05/20/2025 08:06
nga:Lorik J

Ish-portieri i kombëtares spanjolle, Pepe Reina, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në moshën 42-vjeçare.

Veterani ka shijuar 26 vjet në futboll në nivelin më të lartë, ku arritja e tij më e shquar është fitimi i Kupës së Botës 2010 me vendlindjen e tij, Spanjën.

Reina vjen nga La Masia në Barcelonë, ku bëri hapat e parë në futbollin profesionist. Pasi Victor Valdes u bë numri 1 nën drejtimin e katalanasve, Reina u transferua te Villarreal.

Më pas, Reina bëri emër me ekipin e Liverpoolit, dhe gjithashtu mbajti portën për Napolin, Bayern Munich, Milanin, Lazion, Aston Villan, Villarrealin dhe Comon.

Reina ka 11 trofe në karrierën e tij. Përveç medaljes së artë botërore nga Afrika e Jugut, Reina ka fituar dy Kampionate Evropiane, një titull gjerman dhe kupa në Itali dhe Angli.

/GazetaBlic Sport