Sporti

Pepe: Kjo është receta për të ndalur Griezmannin dhe Suarezin

09/14/2021 18:21
nga:Lorik J

Pepe tha të martën se “receta” për të ndaluar Antoine Griezmann dhe Luis Suarez në ndeshjen kundër Atletico Madrid është ‘puna’ dhe se qëllimi i ekipit është gjithmonë fitorja.

“Receta është punë, punë dhe pasion për atë që bëni”, tha ai pasi u pyet në lidhje me përvojën e tij kundër sulmuesve aktual të Atlético kur luante për Real Madrid.

“Ne vazhdojmë me misionin për të fituar, ne punojmë për këtë, ne e dimë se është një grup jashtëzakonisht i vështirë dhe kur është kështu, të gjitha pikët llogariten,” tha ai.

Nëse një barazim në Madrid mund të konsiderohet i mirë? “Do të dihet vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve,” tha ai.

“Ambicia e Portos është të luftojë, të punojë gjithmonë për të arritur fitoren kudo që të shkojmë dhe kjo është perspektiva jonë, të fitojmë gjithmonë,” këmbënguli ai.

/GazetaBlic Sport