Sporti

Pepe: “E di që nuk më ka mbetur shumë kohë para se të përfundojë karrierën, po bëjë çmos për ta nderuar fanellën”

11/08/2023 12:00
nga:L J

Pepe konfirmoi fitoren ndaj Antwerp të martën mbrëma, duke shënuar golin e dytë të ‘Dragons’ dhe u bë golashënuesi më i vjetër ndonjëherë në Champions League.

Mëngjesin e sotëm, kapiteni i FC Porto ka publikuar një postim në rrjetet sociale duke i kujtuar “punën dhe sakrificën” që është i detyruar të bëjë për të qëndruar në këtë nivel dhe ka theksuar se e di që “nuk ka mbetur shumë” për të përfunduar karrierën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Pepe u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në një ndeshje të Champions League.

“Kushdo që arrin këtë moshë dhe luan në këtë nivel në një klub si FC Porto është për shkak të shumë punës dhe sakrificës. E di që nuk ka shumë kohë që të përfundoj, por sado pak që ka mbetur do të bëj çmos për ta nderuar këtë sport”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic Sport