Sporti

Pep paralajmëron Realin: Ne jemi 13 UCL larg por ne po vijmë për ju

06/11/2023 12:09
nga:E K

Trajneri i Man City, Pep Guardiola ka gjetur kohë të flasë për mbretërit e Ligës së Kampionëve, Real Madridin pas trofeut të tij të parë në këtë kompeticion me Man City.

Mbrëmë Man City shkroi histori, duke fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë.

Gjiganti anglez e arriti këtë sukses falë fitores 1:0 ndaj Interit në Stamboll.

Pas ndeshjes trajneri i Cityt, Guardiola komentoi fitoren e madhe, por gjeti kohë të flasë edhe për Real Madridin.

“Kujdes Real Madrid, ne jemi 13 UCL larg por ne po vijmë për ju. Jemi në rrugën tonë!”.

“Nëse fle pak, do të të kapim”, ishin fjalët e tij.