Sporti

Pep Guardiolas i vjen keq që ka shitur një lojtar që ishte vendimtar për performancën e Erling Haaland

05/01/2024 16:11
nga:Lorik J

Pep Guardiola po ndjen keqardhje të madhe për largimin e një ylli kryesor verën e kaluar, siç raportohet nga Mundo Deportivo. Trajneri i Manchester Cityt, i njohur për lëvizjet e tij të zgjuara në transferime, është veçanërisht i penduar për vendimin për të lejuar Ilkay Gundogan të largohet falas nga klubi.

Guardiola mendon se largimi i Gündogan nuk është plotësuar në mënyrë adekuate nga lojtarët zëvendësues.

“Pep Guardiola dhe Manchester City e kanë vënë re largimin e Gundogan këtë sezon. Trajnerit i mungon prania e tij, loja dhe ndikimi i tij. Lojtarët e nënshkruar për ta zëvendësuar nuk e kanë bërë atë të harrojë dhe klubit anglez i vjen keq që nuk ka qenë këmbëngulës me rinovimin e tij.

“Pep nuk donte ta linte të largohej, por City e mori rinovimin e tij me qetësi. Anglezët e kanë vënë re boshllëkun”, raportohet nga Mundo Deportivo.

Sipas Mundo Deportivo, Gundogan gjithashtu luajti një rol vendimtar në paraqitjen e Erling Haaland dhe rënia e lehtë e formës së sulmuesit norvegjez mund të lidhet me largimin e 33-vjeçarit.

/GazetaBlic Sport