Futbollisti spanjoll, Ferran Torres, pësoi një lëndim në finalen e Ligës së Kombeve.
Ferran Torres ka pësuar një lëndim në finale kundër Francës.
Futbollisti sapo u rikthye në Angli vazhdoi me ekzaminime mjekësore dhe tani është mësuar shkalla e lëndimit të tij.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjatë një konference për shtyp zbuloi se Torres do të jetë jashtë fushave për një periudhë rreth dy muaj e gjysmë ose tre.
Një lajm shumë i keq ky për Guardiolan pasi Torres konsiderohet futbollistë kyç në formacionin e tij.
Trajneri gjithashtu zbuloi se Ederson dhe Gabriel Jesus do të mungojnë në sfidën e radhës ndaj Burnley.


