Sporti

Pep Guardiola u ‘frikësua’ të bënte zëvendësime, luajti gjithë ndeshjen me formacionin fillestar

05/09/2023 23:11
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në ‘Santiago Bernabeu’.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Real Madrid dhe Manchester Cityt ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Vincius Junior e shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë, duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Megjithatë, me të filluar pjesa e dytë, Kevin De Bruyne ‘bombardoi’ portën madrilene, për ta barazuar rezultatin.

Një fakt interesant është se sonte Pep Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim, duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes me formacionin që kishte vendosur në fillim.

/GazetaBlic Sport/